| Logoreci | Amdb - Te dhena kryesore te filmit Shqiptar | Shqip | Italiano | English |
|
|
Botime pėr filmin shqiptar
Autor i botimeve: Abaz T. Hoxha
|
|
|
FILMI ARTISTIK SHQIPTAR (1957-1984) Bot:Shtepia Botuese 8 Nentori,1987(370 f, 72 fq foto, 16,5x24cm) Është një filmografi e plotë për filmat artistikë të prodhuar nga kinostudio “Shqipëria e re” dhe Radiotelevizioni shqiptar e hulumtuar me saktesi shkencore dhe rezultat i një pune këmbëngulëse disavjeçare. Jepen të gjithë filmat artistikë të renditur kronologjikisht, minutazhi, metrazhi, autorët dhe interpretuesit, viti i prodhimit, premiera, çmimet, titujt e nderit me të cilët janë nderuar autorët, interpretuesit dhe filmat në festivale kombëtare e ndërkombëtare, përmbajtje e shkurtër dhe jehona që ka patur në shtyp /bibliografia/. Libri është i pajisur edhe me 72 faqe fotografi , kuadro nga filmat dhe çaste xhirimi.
ARTI I SHTATË NË SHQIPËRI Është një studim i plotë mbi fillimet e kinemsë në Shqipëri 1900-1944. Jepen që nga shfaqjet dhe ngritja e kinemave të para në Shqipëri, shoqëritë kinemtografike të importit dhe distribucionit të filmave, konkurenca. Reklama, shfaqja e filmave të parë me zë, vendosja e monopolit të plotë mbi filmin nga pushtuesit fashistë e nazistë. Po kështu jepen xhirimet e para të filmave në Shqipëri nga viti 1903 nga shoqëri të huaja kinematografike, xhirime nga vëllezërit Manaqi dhe disa amatorë shqiptarë, jehona që i bënë me anën e filmit trupat pushtuese gjatë luftës së dytë Botërore etj. Libri është i pajisur edhe me rreth 12 faqe ilustrime, fotografi e reklama të kinemave etj.
ENCIKLOPEDI E KINEMATOGRAFISË SHQIPTARE - Autorë& Vepra- botim i I Bot:Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe Arteve-Seksioni per Evropen,1999 (400 faqe me rreth 300 fotografi nga autorët dhe filmat). Format 14,5x20,5 cm)
ENCIKLOPEDI E KINEMATOGRAFISË SHQIPTARE - Autorë& Vepra, botim i II-Bot: Toena, 2002 (544 faqe me rreth 500 fotografi të autorëve dhe filmave. Format 14,5x20,5 cm)
“100 VJET KINEMA NË TREVAT SHQIPTARE” (1897-1997) Është varianti shqip i reduktuar i librit që kërkohet sponsorizim për botimin anglisht. Ky libër u botua vetëm në 100 kopje për mungesë fondesh financiare sikurse nuk u përfshinë në të rreth 60 faqe foto me ngjyra dhe disa informacione të tjera.
HISTORI ARTI Është një tekst mësimor për shkollat e mesme i përgatitur me disa autorë të fushave të ndryshme. A. Hoxha ka shkruar kapitujt mbi “Historinë e kinematografisë botërore”,”Historinë e Kinematografisë Shqiptare” si dhe “Historinë e Fotografisë”
Kinematografia Shqiptare 2 - TheAlbanian Cinematography 2
(1985-2005)
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| Faqja e pare | Kërko | Ndihmë |
| © LOGORECI - Albanian Movie database |