Logoreci | Afdb - Te dhena kryesore te filmit Shqiptar Shqip | Italiano | English
(titullin, intrepretuesit, regjizorin, operatorin, kompozitorin, vitin, etj.)

 

Kinemaja shqiptare

nga Abaz T. Hoxha

Inxhinier, pedagog, shkrimtar, publicist e pėrkthyes, historian i kinemasė.

Shqiptarėt nga tė parėt nė Ballkan e mė gjėrė, pėrvehtėsuan artin e fotografisė- vetėm 12-15 vjet pas lindjes sė saj- dhe njė plejadė e tėrė fotografėsh tė shquar qė bėnė zė nė Evropė e nė botė si Marubėt, Kolė Idromeno, Gjon Mili etj. Shqiptarėt Janaq dhe Milto Manaqi u bėnė pishtarėt e kinematografisė nė Ballkan duke xhiruar filma vetėm 10 vjet /1905/ pas shpikjes tė kėtij arti tė magjishėm dhe sugjestionues. Nga radhėt e shqiptarėve, me origjinė tė afėrt ose tė largėt, kanė dalė edhe njė numur i konsiderushėm regjisorėsh, aktorėsh tė teatrit dhe kinematografisė, producentėsh dhe veteranėsh tė kinemasė qė kanė ndėrtuar dhe drejtuar me dhjetra kinema nė trevat shqiptare dhe ballkanike. Nga 5 regjisorėt mė tė mėdhenj tė kinematografisė greke 3 janė arvanitas me origjinė Niko Konduri, Jorgo Xhavella dhe Pandeli Vulgaris. Nė radhėt e shumė aktorėve tė njohur Grekė me origjinė shqiptare gjejmė figura tė tilla madhore si Melina Mėrkuri, Irene Papas, Eli Lambeti, Stefan Stratigo, Jani Argjiri, Orest Makri, Dhespo (Dhespina)  Diamanti, Kosta Karajani, Kleopatra Rota, Pandeli Zerva etj., tė cilėt i kanė dhėnė vlera tė spikatura kinematografisė greke. Midis kineastėve bėn pjesė dhe operatori mė i njohur dhe me krijimtarinė mė tė madhe Jorgo Arvaniti. Pėrmėndėm kėtu disa artistė tė fushės sė kinematografisė, pa folur pėr figura tė tjera tė fushės sė letėrsisė si p, sh, Odhise Eliti, fitues i Ēmimit Nobėl.

Mė lart pėrmendėm vetėm disa figura tė njohura tė kinemasė origjina shqiptare e tė cilėve dėshmohet nga vetė burimet greke, por kėrkime tė mėtejshme do tė nxirrnin nė pah edhe shumė tė tjerė. Nga emigrantėt shqiptarė nė vėndet e tjera mund tė pėrmėndet 12 vjeēarja Elena Qirici e cila, deri mė sot, mund tė konsiderohet aktorja e parė shqiptare e kinemasė, Mihallaq Mone, regjisori i parė shqiptar i kinemasė, vėllezėrit Belushi qė bėnė njė revolucion nė komedinė dhe TV amerikan duke u ēmuar si nga aktorėt mė tė shquar nė botė, regjisori dhe producenti Sten Asllan Dragoti, ose regjisori dokumentalist nga Kėrēova, Ramazan Ajdini, i nderuar me disa ēmime nė Amerikė, superylli amerikan Sandra Bullock e deri aktorja mė e re me origjinė shqiptare Eliza Dushku, kėngėtari dhe aktori i madh i kinemasė rumune Kristaq Antoniu , Bekim Fehmiu, pa folur kėtu pėr Aleksandėr Moisiun, figurėn madhore tė teatrit gjerman dhe botėror.

Xhirimi i filmave nė Shqipėri filloi qė nga viti 1902-1903 kur tė dėrguarit e shoqėrisė Angleze “Charls Urban Company” filluan xhirimet e para nė trojet Shqiptare dhe nė Ballkanin Perėndimor tė cilat i vazhduan deri nė vitet 1912-1913 gjatė Luftrave ballkanike. Ishte njė nder i madh pėr kulturėn, artin dhe historinė e Shqipėrisė kur krahas kineastėve tė lartpėrmendur u rreshtuan edhe dy fotografėt shqiptarė Janaq dhe Milto Manaqi tė cilėt u bėnė kineastėt e parė tė trevave ballkanike duke filluar xhirimet nga viti 1905 me filmin e njohur “Tjerrėset” qė fiksonte gjyshen 114 vjeēare, nėnėn dhe gratė e fshatit tė tyre tė lindjes Avdela duke tjerrė e punuar leshin. Po kėto ishin arsyet qė edhe shoqėria torineze “Unitas” i filloi xhirimet duke u pagėzuar me ngjarjet e zhvilluara nė Shqipėri nėpėrmjet tė filmit tė titulluar “Albania ribelle” /Shqipėria ngre krye/ qė nė vitin 1909. Pas tyre vazhduan xhirimet kineastėt e shoqėrisė franceze tė “Albert Kahn”, “Pathe”, “Gaumont”, “Éclair”, shoqėritė italiane “Aquila”, “Savoia”, “Comerio” dhe “Luce”, ata tė shoqėrive austriake “Sascha Filmfabrik” dhe “Wiener Autorenfilm”, shoqėritė kinematografike gjermane “UFA”,”KabinetFilm” /Munich/,”Olimpia Werberfilm”, “Optima-film GmbH Film Vertrieb”, shoqėria Zvicerane “Rich”, “Kurt Thorman-Film” e belgjikės, shoqėri holandeze e hungareze e deri te shoqėritė amerikane “The March of Time”, “Paramount”, “Fox Movietone News” etj…

Mbas vitit 1945 shteti shqiptar i kushtoi vėmėndje tė veēantė zhvillimit tė kinematografisė duke e vlerėsuar atė si njė mjet tė fuqishėm tė propagandės pėr pėrhapjen e ideologjisė sė re dhe pėr tė shmangur sado pak depėrtimin e ideologjive dhe rrymave kundėrshtare, pėr tė plotėsuar sadopak boshllėkun e krijuar nga izolimi gradual dhe i plotė i vėndit nga kultura, arti dhe progresi botėror. Ky nuk ishte thjesht njė fenomen shqiptar por karakteristik i sistemeve totalitare dhe megallomane qė mohojnė vlerat e kulturės botėrore. Kėshtu bėri regjimi hitlerian nė vitin 1932 me djegėjen e leteratyrės sė huaj, me pezullimin e plotė tė depėrtimit tė filmave dhe ndjekjen e persekutimin e gjithė aktorėve dhe regjisorėve qė nuk kishin prejardhje Ariane. Kėshtu bėri Musolini me Institutin “Luce” dhe veēanėrisht me themelimin e Qėndrės Eksperimentale tė Kinematografisė nė Romė mė 1938. Kėshtu bėri edhe Stalini i cili, nuk mund tė mohohet, i dha njė zhvillim tė madh kinematografisė sovjetike por qė e kishte krejtėsisht nėn kontrollin e tij tė plotė… Kėshtu edhe shteti totalitar shqiptar i dha rėndėsi zgjerimit tė kinematografisė dokumentare e artistike duke e vėnė totalisht atė nėn kontrollin e plotė tė tij. U bėnė investime tė mėdha pėr njė vend tė vogėl si Shqipėria duke u ngritur njė bazė teknike e fuqishme pėr xhirimin e filmave artistikė si atelierė, ton-atelierė, laboratori i pėrpunimit tė filmave, repartet e montazhit, grimit, kostumerisė, ngritjen e dekoreve, piroteknikės si dhe gjithė reparteve tė tjera tė prapavijės. Si pasojė prodhimi i filmave u rrit nė mėnyrė tė shpejtė duke arritur kulmin nė vitin 1984 kur u xhiruan 14 filma artistikė brėnda vitit. Nga viti 1975 filloi edhe realizimi i filmave vizatimore me filmin “Zana dhe Miri” me regjisor e piktor: V.Droboniku qė gjithashtu arrijti tė prodhojė nė vitin 1984, 12-13 filma multiplikativė tė teknikave tė ndryshme nė vit…

Nė vitet 80-tė kinematografia shqiptare filloi gradualisht t’i shkėputesh kontrollit total dhe hodhi hapat e para nė thellimin e realizmit, iu afrua mė shumė jetės, njerzve dhe fenomeneve tė vėrteta jetėsore duke nxjerrė nė pah se realiteti shqiptar nuk ish “rozė” siē paraqitej nė mjetet e propagandės tė regjimit nė fuqi, por i krimbur me fenomene e shfaqje tė helmatisura qė po e shpinin vėndin nė katastrofė. Prandaj, me tė drejtė, disa filma si: Dora e ngrohtė, Njeriu i mirė, Rrethimi i vogėl, Hijet qė mbeten pas, Tė mos heshtėsh, Tela pėr violinė, Rikonstruksioni, Telefoni i njė mėngjezi e tė tjerė patėn njė jehonė e pritje tė ngrohtė nė publik…Prirja e kinematografisė sonė drejt njė analize psikologjike pjesėrisht u mbėshtet mė mirė me shtjellimin e temave e subjekteve tė mėdha me rėndėsi kombėtare e historike e jo vetėm me ato tė jetės sė pėrditėshme tė familjes, qėndrimeve morale, tė individit nė mjedisin shoqėror e tė raporteve etike nė shoqėri. Disa filma me tema historike tė kohėve tė fundit si “ Balada e Kurbinit”, “Vitet e pritjes”, “Muri i gjallė“, “Tė paftuarit”, “Kthimi i Ushtrisė sė vdekur” e ndonjė tjetėr kanė treguar jo vetėm pėr aftėsi krijuese tė regjisorėve tanė por edhe pėr mirėpritjen dhe suksesin qė kanė patur ata nė spektatorėt brenda dhe jashtė vendit duke nxjerrė nė pah edhe vlera tė mėdha kombėtare…

Njė rritje tė konsiderueshme pati prodhimi i kinoditarėve dhe i filmave kronikalė e dokumentarė. Ndonse, sidomos nė fazėn e parė, peshėn kryesore specifike e zinin kryesisht filmat kronikalė qė u bėnin jehonė ngjarjeve politike,  e qė kishin qėllim propagandistic, si vizitat E.Hoxhės nėpėr Shqipėri, Kongreset e Partisė, Rinisė. Gruas, Frontit Demokratik, vizitave tė delegacioneve tė ndryshme partiake dhe shtetėrore nga ish vėndet socialiste dhe tė ashtuquajturave parti dhe grupe marksiste leniniste. Por gradualisht u xhiruan edhe njė numur i konsiderueshėm filmash pėr traditat, pėr shumė figura tė shquara tė kombit qė kishin vepruar brėnda dhe jashtė truallit shqiptar nė tė gjitha fushat si Gj.K. Skėnderbeu, Jan Kukuzeli, Onufri, David Selenica, Dora d'Istria, Viktor Eftimiu, Aleksander Moisiu, Fan S.Noli, Karl Gega, Vėllezėrit Frashėri, Hasan Tahsini, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Ndre Mjeda, Vangjush Miho, Kolė Idromeno, Tefta Tashko, filma pėr gjuhėn dhe shkollėn shqipe, pėr traditat nė lundrim, nė punimin e drurit, bakrit, porcelanit, punimin e qylymave, ndėrtimin e banesave popullore, shumė filma mbi folklorin e koreografinė, festivalet kombėtare tė kėngės popullore e muzikės sė lehtė, spartakiadat kombėtare dhe veprimtari tė ndryshme sportive, kėrkime e zbulime arkeologjike etj. Nga viti 1945 deri nė 1995 u xhiruan 1006 kinoditarė me rreth 7000 suzhete (ngjarje) dhe rreth 1300 filma kronikalė e dokumentarė tė cilat pėrfaqėsojnė njė pasuri tė madhe kombėtare se pasqyrojnė njė epokė, pavarėsisht nga trajtimet politike dhe ideologjizimet e kohės qė ishin tė pashmangėshme nė njė shtet totalitar.

 

REGJISORĖ DHE FILMA

Nga radhėt e kineastėve spikatėn sidomos personalitetet krijuese tė Dh. Anagnostit, V. Gjikės, Xh.Kekos, P. Milkanit, A. Mingės, K.Ēashkut, V. Priftit, M.Fejzos etj sikurse dhe tė regjisorėve tė brezit mė tė ri Gj. Xhuvani, B. Bisha etj. Nė vargun e gjatė tė rreth 300 filmave artistikė qė u xhiruan nė Shqipėri nga viti 1953 e deri nė fund tė shekullit tė kaluar spikatėn sidomos filmat e Anagnostit “Lulėkuqet mbi mure”, “Pėrrallė nga e kaluara”, “Kthimi i ushtrisė sė vdekur”, tė V. Gjikės: “Rrugė tė bardha”, “Gjeneral gramafoni”, “Nėntori i dytė”, tė P. Milkanit: “Ngadhnjim mbi vdekjen” /bashkė me G. Erebarėn/,”Ballė pėr ballė”/ bashkė me K. Ēashkun/, “Pranvera s’erdhi vetėm”, “Zonja nga qyteti”, tė K. Ēashkut: “Dora e ngrohtė”, “Balada e Kurbinit”, “Kolonel bunker”, tė Xh. Kekos: “Beni ecėn vetė”, “Kur po xhirohej njė film”, “Taulanti kėrkon njė motėr”, tė K. Dhamos: “Mėngjeze lufte”, “Nga mezi i errėsirės”, “Vendimi”; tė V. Priftit: “Udha e shkronjave”, “Flutura nė kabinėn time”, “Dasma e Sakos”, tė A. Mingės: “Agimet e stinės sė madhe”, “Unė e dua Erėn”, “Porta Eva”, tė M. Fejzos “Kapedani”/bashkė me F. Hoshafin/, “Mėsonjėtorja”, “Muri i gjallė”, tė E. Musliut “ Hijet mbeten pas”,”Vitet e pritjes”, “Rrethi i kujtesės”, tė S. Kumbaros: “Koncert nė vitin 1936”,”Rrethimi i vogėl”, “Vdekja e kalit”, tė I. Muēės dhe K. Mitros: “Dimri i fundit”, “Njeriu i mirė”,”Duaje emrin tėnd”; tė B. Kapexhiut: “Dy herė mat”, “Telefoni i njė mėngjezi”; tė R. Ljarjes: “Rrugicat qė kėrkonin diell”/bashkė me S. Kumbaron/, “Kur hapen dyert e jetės”; tė S. Pecanit “Tė mos heshtėsh”, “Shirat e vjeshtės, tė B.Bishės: "Zemra e nėnės", "Bolero", tė Gj. Xhuvanit "Dashuri e fundit", "Funeral business", Slogans tė F. Koēit: “Nekrologji”, “Tirana viti zero”e shumė tė tjerė tė nderuar me ēmime tė ndryshme nė festivalet kombėtare dhe ndėrkombėtare tė filmave.

 

Faqja e pare | Kërko | Ndihmë

© LOGORECI - Albanian Film Database